Telefonata e acaruar mes Trump dhe pronarit të Fox News

Kur rrjeti televiziv konservator, Fox News shpalli se sipas projeksioneve të tyre, kandidati demokrat Joe Biden ka fituar shtetin e Arizonës, pati mjaft zemërim mes mbështetësve të Donald Trump. Kjo për shkak se Fox News po tregohej shumë i zellshëm, duke shpallur fitoren e Biden në Arizona përpara se këtë të bënte CNN, një televizion i thekur anti-Trump.

Diferenca mes Trump dhe Biden në Arizona ka ardhur duke u ulur ndjeshëm, por zemërimi i presidentit nuk është ndalur. Sipas Daily Mail, ai ka telefonuar miliarderin Rupert Murdoch, pronar i rrjetit Fox. Burimet thonë se ai ka pasur një telefonatë të zemëruar me të, me ulërima dhe thirrje për të hequr lajmin.

Por moguli i medias ka refuzuar që të heqë raportimin. Ndërkohë, Arizona është kthyer në një nga zonat më të nxehta në SHBA, pasi ngushtimi i rezultatit ka bërë që mbështetësit e Trump të kërkojnë që të numërohet me kujdes çdo votë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lajmi në Anglisht: Furious Donald Trump called Rupert Murdoch to scream at him after Fox called Arizona for Joe Biden – but the media mogul refused to back down

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?