Telefonata sekrete, Gjykata Kushtetuese shkarkon kryeministren
Gjykata Kushtetuese e Tajlandës shkarkoi nga detyra kryeministren Paetongtarn Shinawatra, për një shkelje të etikës pas vetëm një viti në pushtet, duke i dhënë një tjetër goditje shkatërruese dinastisë politike Shinawatra, që mund të sjellë një periudhë të re trazirash në Bangkok.
Në vendimin e saj, gjykata tha se Paetongtarn shkeli etikën në një telefonatë të publikuar në qershor , gjatë së cilës ajo u duk sikur i bënte nderime ish-liderit të fuqishëm të Kamboxhias, Hun Sen deri vonë një aleat i ngushtë i familjes Shinawatra – kur të dy vendet ishin në prag të një konflikti të armatosur kufitar. Vendimi i hap rrugën zgjedhjes nga parlamenti të një kryeministri të ri, një proces që mund të zvarritet, me partinë qeverisëse Pheu Thai të Paetongtarn që po humbet fuqinë negociuese dhe përballet me një sfidë për të mbështetur një aleancë të brishtë me një shumicë shumë të ngushtë.
Në një vendim 6-3, gjykata tha se Paetongtarn i kishte vënë interesat e saj private përpara atyre të kombit dhe kishte dëmtuar reputacionin e vendit, duke shkaktuar humbje të besimit të publikut. “Për shkak të një marrëdhënieje personale që dukej e lidhur me Kamboxhian, e paditura ishte vazhdimisht i gatshëm të zbatonte ose të vepronte në përputhje me dëshirat e palës kamboxhiane”, tha gjykata.
KOHA JONË SONDAZH

