Tensione mes Katarit dhe Arabisë Saudite

Komisioni Kombëtar Katarian për të Drejtat e Njeriut njoftoi të dielën, se autoritetet saudite kanë arrestuar arbitrarisht shtetasin katarian Talal Nawaf Al Rasheed, pa i drejtuar asnjë akuzë dhe duke e rrëmbyer atë me forcë.
Komiteti tha – në një deklaratë zyrtare dje në mbrëmje – se kishte marrë ankesë nga familja e Nawaf Talal Al Rasheed, në lidhje me arrestimin e tij nga autoritetet saudite në mënyrë arbitrare pa ndonjë akuzë, dhe pa asnjë justifikim ligjor për arrestimin e tij.
Familja Al Rasheed shprehu shqetësimin dhe tronditjen e thellë për mosnjohjen e vendndodhjes së paraburgimit dhe arsyet e zhdukjes me forcë të familjarit të tyre, si dhe privimin e tij nga e drejta e kontaktimit të të afërmve ose të një avokati. Komunikimi i fundit me të ishte para dy ditësh kur ai ishte ende në Kuvajt.
Komisioni e konsideroi arrestimin e Al Rasheed si vazhdimësi të shkeljeve të të drejtave të njeriut nga autoritetet saudite ndaj shtetasve katarianë, dhe sajimin e argumenteve joserioze për ndalimin arbitrar të tyre.
Komisioni Kombëtar Katarian për të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje të gjitha Organeve dhe Organizatave Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut të ndërhyjnë për lirimin e shtetasit katarian, si dhe lejimin e tij për të ushtruar sa më parë të drejtën e komunikimit me familjen dhe avokatin e tij.
Gjithashtu, Komiteti Katarian për të Drejtat e Njeriut ngarkoi autoritetet saudite me përgjegjësi të plotë për sigurinë e të arrestuarit, dhe marrjen e masave për ndalimin e të gjitha formave të keqtrajtimit ndaj tij, në zbatim të konventave ndërkombëtare që kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
Ndërkohë, mediat kuvajtiane kanë raportuar se autoritetet kuvajtiane ia dorëzuan Al Rasheed autoriteteve saudite me kërkesë nga këto të fundit.
Al Rasheedi bëhet kështu shtetasi i dytë katarian që arrestohet në më pak se një muaj nga Arabia Saudite, e cila arrestoi 21 Prillin e kaluar shtetasin tjetër katarian Mohsen Saleh Saadoun Al Karbi, në një pikë kufitare midis Jemenit dhe Omanit, ku ai ishte duke shkuar për të vizituar të afërmit e tij në Jemen.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?