Tensione në Alaskë, F-22 amerikan bllokojnë “arinjtë” rus
Dy avionë luftarakë amerikanë penguan dje dy bombardues rusë që fluturonin në një hapësirë ajrore ndërkombëtare, afër brigjeve të Alaskës.
Dy sulmuesit TU-95 “Bear” po fluturonin rreth 322 km larg Bregut Perëndimor të Alaskës duke u perceptuar menjëherë nga mbrojtja amerikane dhe kanadeze.
Fill pas kësaj, drejt tyre janë nisur dy avionë luftarak të avancuar amerikan F-22 duke i penguar ata që të vijonin fluturimin në drejtimin ku ishin nisur.
Avionët amerikanë i shoqëruana bombarduesit rusë deri sa u larguan nga zona.
KOHA JONË SONDAZH

