Tensione SHBA-Rusi. Uashingtoni refuzon vizat e sportistëve rusë
Ministria e Jashtme e Rusisë njoftoi se Uashingtoni po përpiqet të ndalojë sportistët rusë që të marrin pjesë në botërorin e ardhshëm të Mundjes.
Sipas kësaj ministrie, ambasade amerikane në Moskë ka refuzuar të marrë në intervista për viza ekipin rus.
Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se ky veprim i SHBA-ve paraqet ‘diskriminim të hapur dhe direkt’ kundër Rusisë.
“Është qartësisht e pamundur të mbahen më gara ndërkombëtare në territorin amerikan. Jemi jashtëzakonisht të indinjuar”, tha Zakharova.
Rusia ka urdhëruar SHBA-në, vitin e kaluar, të zvogëlojë stafin diplomatik për dy të tretat, në përgjigje të një urdhri amerikan për Moskën që kjo e fundit të zvogëlojë stafin diplomatik në SHBA.
Vetëm tre ditë më parë SHBA dëboi 60 zyrtarë të ambasadës ruse në Uashington në shenjë solidarizimi me Mbretërinë e Bashkuar, e cila fajëson Moskën për helmimin e një ish-agjenti rus me shtetësi britanike në territorin e saj.
Kampionatit Botëror të Mundjes që do të zhvillohet nga data 5 deri më 9 prill në shtetin amerikan të Ajovës.
KOHA JONË SONDAZH

