Tensionet me Rusinë/Presidenti i Rumanisë: Joe Biden të na dërgojë më shumë trupa të NATO-s

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis i ka bërë kërkesë Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për një prani më të madhe ushtarake të SHBA-së ”nga Baltiku në Detin e Zi” për të mbrojtur vendet e Evropës Lindore nga Vladimir Putin. Sipas mediave të huaja, ai i tha presidentit Biden se më shumë trupa të NATO-s janë të nevojshme në krahun lindor të Evropës pas një vendosje të fundit ushtarake nga Rusia në kufirin e saj me Ukrainën.

Komentet e tij erdhën në një konferencë të Bukureshtit, ku morën pjesë Rumania, Polonia, Hungaria, Bullgaria, Republika Çeke, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania, të cilat ishin të gjitha ose pjesë e Bashkimit Sovjetik ose të kontrolluara nga Moska gjatë Luftës së Ftohtë.

Të nëntë vendet janë anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Iohannis ia tha këtë Bidenit, i cili mori pjesë në konferencë përmes lidhjes online, duke e paralajmëruar për rritjen e aktivitetit rus, përfshirë rajonin e Detit të Zi, ku ndodhet Rumania.

Swiss Digital Desktop Reklama

“NATO duhet të vazhdojë të forcojë pozicionin e saj të parandalimit dhe mbrojtjes, veçanërisht në krahun lindor, në një mënyrë të unifikuar dhe koherente, nga Deti Baltik në Detin e Zi. Unë u luta, përfshirë në diskutimin me presidentin Biden për një rritje të pranisë ushtarake aleate, duke përfshirë SHBA, në Rumani dhe në jug të krahut lindor”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?