Tensionet SHBA-Turqi, Pompeo pret në Uashington Cavusoglu

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo dhe ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu ritheksuan përkushtimin e tyre ndaj trajtimit të shqetësimeve të përbashkëta, përfshirë terrorizmin.

Ata u takuan të hënën në Uashington, ku biseduan për të zgjidhur tensionet dy palëshe mes dy vendeve aleate të NATO-s.

Pas takimit, Pompeo dhe Cavosoglu dolën me një deklaratë të përbashkët, ku u shprehën se kishin shkëmbyer pikëpamjet e tyre lidhur me çështje dypalëshe dhe rajonale” dhe ritheksuan vendosmërinë e përbashkët për të luftuar terrorizmin e të gjitha formave, raporton VOA.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga çështjet kryesore të bisedimeve ishte mbështetja e Uashingtonit për milicat kurde YPG në Siri, në luftën kundër grupit Shteti Islamik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ankaraja e cilëson YPG-në një organizatë terroriste, për lidhje me organizatorët e kryengritjes kurde në Turqi.

Qyteti sirian Manbixh, kontrolli i të cilit ju mor Shtetit Islamik, kryesisht nga forcat e milicisë YPG, ka qenë epiqendra e tensioneve mes SHBA dhe Turqisë.

Ankaraja thotë se Uashingtoni nuk i qëndroi marrëveshjes, sipas së cilës milicia do të tërhiqej pasi të merrte kontrollin e Manbixhit.

Në deklaratën e tyre të përbashkët, Pompeo dhe Cavusoglu thanë se “i konsideronin rekomandimet e grupit të punës SHBA-Turqi për Sirinë, si një plan për bashkëpunimin dypalësh në Siri, për çështje të interesit reciprok, që përfshijnë hapa për sigurinë dhe stabilitetin në Manbixh.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?