FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tentoi të ekzekutojë kryeministrin palestinez, vritet autori

Ministria e Brendshme në Gaza bëri të ditur se i dyshuari në tentativën për vrasjen e kryeministrit palestinez, Rami Hamdallah, është vrarë sot në një shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë të udhëhequra nga lëvizja Hamas në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përmes një deklarate me shkrim, ministria palestineze tha se dy pjesëtarë të sigurisë së bashku me një të dyshuar të dytë, ishin vrarë në shkëmbimin e zjarrit.

“I dyshuari kryesor, Anas Abu Khoussa, u vra në shkëmbim zjarri ndërsa një bashkëpunëtor i tij Abdul-Hadi al-Ashhab, iu nënshtrua plagëve pasi u shtrua në spital”, thuhet në deklaratë, duke bërë të ditur se edhe një bashkëpunëtor i tretë ishte arrestuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mbrëmë, Ministria e Brendshme njoftoi se kishte identifikuar “të dyshuar kryesorë” në tentativën për vrasjen e kryeministrit palestinez, në fillim të këtij muaji.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më 13 janar, në autokolonën e kryeministrit Hamdallah shpërtheu një bombë në skaj të rrugës në qarkun Beit Hanoun të Gazës gjatë një vizite të kryeministrit në enklavën bregdetare të udhëhequr nga lëvizja Hamas.

Më herët këtë javë, në një takim të udhëheqësisë palestineze në Ramallah, presidenti palestinez Mahmoud Abbas fajësoi Hamasin për përpjekje për t’i marrë jetën kryeministrit Hamdallah.

Hamas, e cila ka qeverisur Rripin e Gazës që nga viti 2007, mohoi dhe denoncoi akuzën e presidentit Abbas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?