FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tentoi vetëvrasjen, “Mini Unë” përfundon në spital

Aktori Verne Troyer, i cili u bë i famshëm me interpretimin e personazhit “Mini Unë” në filmin komedi “Austin Powers”, është shtruar në spital pas problemeve të rënda që ka me alkoolin dhe pasi ka tentuar disa herë vetëvrasjen. Sipas “TMZ”, Trover do të mbahet nën vëzhgim për një kohë të pacaktuar.

Në profilin në Instagram të aktorit lexohet edhe një mesazh shqetësues: “Ju kërkojmë që të luteni për Verne. Po kujdesen mirë për të dhe po qetësohet. E vlerësojmë shumë mbështetjen. Do ju mbajmë të informuar këtu”.

Aktori ka pasur probleme me alkoolin dhe duket se nuk po shkëputet nga varësia ndaj pijes. Edhe një vit më parë ai u shtrua në spital për këtë arsye.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?