Terapia e re ndaj Covid-19, ”nano-antitrupat” që bllokojnë virusin

Ndizet edhe një tjetër shpresë për një terapi të mundshme ndaj Covid-19. Bëhet fjalë për ”nano-antitrupat”, të zhvilluara duke punuar te lamat dhe alpkat, që pengojnë hyrjen e virusit në qelizat e njeriut. Ky trajtim duket se funksionon edhe në raste mutacioni të koronavirusit.

Zbulimi është bërë nga shkencëtarët suedezë të institutit Karolinska, bashkë me universitetin Bon të Gjermanisë dhe Institutin kërkimor Scripps të Kalifornisë.

Nga pikëpamja terapeutike, ”nano-antitrupat” mund të funksionojnë më mirë se antitrupat normalë pasi janë të vegjël dhe më efikasë në luftimin e virusit si dhe mund të prodhohen në shkallë të gjerë. Shumë shpejt pritet të nisë edhe eksperimentimi klinik i tyre te njerëzit. Rezultatet e kërkimit janë bërë publike nga revista shkencore e njohur “Science”.

SHKARKO APP