FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Tërheqja e SHBA-së, Irani: Do të vazhdojmë aktivitetin bërthamor

Nëse Donald Trump hoqi dorë nga marrëveshja bërthamore me Iranin, Republika Islamike iu përgjigj me paralajmërimin e një ekspansioni bërthamor. Irani, tha Presidenti i tij Hasan Rouhani, mund të rinisë pasurimin e uraniumit me qëllim mbrojtjen e interesave të veta kombëtare. Përpara se të hidhet ky hap megjithatë, do të pritet dhe rezultati i negociatave me partnerët europianë në këtë marrëveshje si dhe Kinën e Rusinë.

Për Izraelin, që i shtoi argumentet shefit të Shtëpisë së Bardhë në rrëzimin e paktit me publikimin e disa dokumenteve që tregonin se Irani e kishte vazhduar fshehurazi aktivitetin atomik, kjo lëvizje ishte një përgjigjje e pozicionit të tij.

Liderët europianë nxituan të rikonfirmonin angazhimin e tyre të palëkundur ndaj ujdisë, por nuk dihet sa do të jetë e mjaftueshme kjo për Teheranin, i cili kishte deklaruar që përpara se në rast tërheqjeje të Amerikës, edhe ai vetë nuk do t’i qëndronte më paktit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimin e bujshëm të largimit nga marrëveshja, Trump e shoqëroi me pretendimet se në këtë mënyrë po e bën botën më të sigurtë. “Shtetet e Bashkuara nuk bëjnë kërcënime boshe”, tha Presidenti në një fjalim televiziv nga Shtëpia e Bardhë. Për kreun e administratës amerikane, marrëveshja e vitit 2015, e cila përfshin Gjermaninë, Francën dhe Britaninë, ishte “tmerrësisht e keqe dhe e njëanshme, e nuk duhet të ishte bërë kurrë”. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të vendosin nivelin më të lartë të sanksioneve ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?