Tërhiqet Koreja e Veriut: Gati për bisedime “në çdo kohë” me Donald Trump
Koreja e Veriut është shprehur e gatshme për të biseduar “në çdo kohë dhe në çdo mënyrë” me presidentin amerikan Trump, pasi ky i fundit anuloi befas takimin e tij me Kim Jong -un
Zv.ministri i jashtëm Kim Kye-gwan tha: “Vendimi i Trump ishte ekstremisht keqardhës.”
Presidenti Trump fajësoi “armiqësinë e hapur” të Koresë së Veriut për anulimin e takimit.
Ky takim do të kishte qenë i pari në histori ku një president amerikan do të takohej me një lider koreanoverior.
Detajet e takimit që do të zhvillohej në Singapor, më 12 Qershor, ishin të paqarta.
Por bisedimet, do të fokusoheshin në mënyrat e denuklearizimit të gadishullit Korean dhe uljen e tensioneve.
Disa ora para deklaratës së presidentit Trump, Koreja e Veriut tha se e mbajti premtimin e saj për çmontimin e tunelëve të rrjetit të saj për testet bërthamore.
Trump deklaroi anulimin e takimit, me anë të një letre, adresuar personalisht Kim Jong-un.
Një zyrtar i lartë i qeverisë amerikane dha disa detaje, duke thënë se “Koreja e Veriut tregoi një mungesë të thellë besimi.”
“Kishte disa “premtime të pambajtura”nga Peniani”, tha zyrtari për mediat, “Përfshirë, këtu rastin kur Shtëpia e Bardhë dërgoi zëvendës shefin e stafit në Singapor për të takuar diplomatët e Koresë së Veriut përpara samitit.
“Koreano veriorët nuk u shfaqën fare. Ata thjesht na studiuan ne”.
Gjithashtu zyrtari amerikan shtoi : “Presidenti amerikan ‘diktoi çdo fjalë’ të letrës së tij drejtuar Kim Jong-un, pasi bisedoi me presidentin e Koresë Veriut Moon Jae-in”.
KOHA JONË SONDAZH

