Tërmet i shkallës 7.9 gradë godet Nepalin, 108 viktima

Të paktën 108 vetë kanë humbur jetën pasi një tërmet prej 7.9 ballësh ka goditur kryeqytetin e Nepalit, Katmandu, ndërsa numri i viktimave pritet të rritet edhe më shumë në orët në vazhdim.

Mediat lokale raportojnë se mbi 50 vetë kanë mbetur të bllokuar pas shembjes së një kulle historike ndërtuar që prej vitit 1832, një prej pikave turistike më të vizituara në vend.

Ndërsa lëkundjet e tokës raportohet të jenë ndjerë deri në Nju Delhi të Indisë.

Spitali kryesor i qytetit është në gjendje gatishmërie të plotë pasi minut pas minute vijnë njerëz të plagosur që kanë nevojë për trajtim urgjent.

Një tërmet i ngjashëm, prej 8.3 ballësh të shkallës Rihter, që ka goditur Nepalin në vitin 1934, ka shkaktuar mbi 8500 viktima.

 

SHKARKO APP