
Japonia është në alarm, pasi autoritetet kanë dhënë paralajmërim për cunami pas tërmetit 6.9 Rihter që goditi vendin.
Autoritetet vlerësojnë se një cunami prej një metër pritet të prekë jugun e Japonisë.
Tërmeti ndodhi më pak se 20 milje larg bregut të Miyazaki, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara.
