Tërmeti 4.7 ballë trondit Napolin, 21 të plagosur dhe mbi 30 pasgoditje
Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka goditur zonën e Napolit, duke u konsideruar si lëkundja më e fortë e regjistruar në rajon gjatë katër dekadave të fundit.
Lëkundjet u ndjenë në të gjithë qytetin, duke shkaktuar panik mes banorëve. Sipas autoriteteve italiane, 21 persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë dhe po marrin trajtim mjekësor.
Dëmet materiale janë përqendruar kryesisht në Pozzuoli, ku janë shembur dy ndërtesa të pabanuara, ndërsa një skelë ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.
Pas tërmetit kryesor, sizmologët kanë regjistruar mbi 30 pasgoditje, çka ka rritur shqetësimin e banorëve. Për shkak të rrezikut nga lëkundje të tjera, shumë familje zgjodhën ta kalojnë natën jashtë banesave.
KOHA JONË SONDAZH

