Terminali i vjetër shndërrohet në një hotel luksoz, stil i viteve ‘60
Në aeroportin J.F. Kennedy të New York, në SHBA, tani është edhe një hotel luksoz i stilit të viteve ’60. Ai është ndërtuar në terminalin e kompanisë amerikane që nuk ekziston më TWA dhe një avion Lockheed i viteve ’50 është transformuar në një bar.
Terminali ka qenë bosh dhe i papërdorshëm, që kur kompania ajrore u mbyll në vitin 2001.
Struktura ka qenë e braktisur deri në 2016-n kur operator i hotelerisë amerikane MCR Development nis të punojë për ta transformuar në një hotel luksoz me hollin më të madh në botë, duke përdorur arkitekturën fillestare.
Në brendësi të hotelit, hapja e të cilit pritet të bëhet në maj, janë 512 dhoma me banjo, minibar dy katësh, telefona fiks me stilt ë vjetër dhe dritare të shpeshta me shtatë panele të cilat shohin nga pista.







KOHA JONË SONDAZH

