Terroristët në Belgjikë planifikonin t’i prisnin kokën një polici ose gjyqtari
Belgjika vazhdon të jetë e terrorizuar, pas lajmit se një celulë terroriste kishte në plan të kryente një sulm, të ngjashëm me atë që ndodhi në Paris para pak ditësh. Celula islamike kishte në plan që të rrëmbente dhe t’i priste kokën një zyrtari të lartë të policisë ose një gjyqtari, raporton Daily Mail.
BBC raporton se ata do të vrisnin policë në rrugë dhe në stacione policie. Forcat komando kanë arritur të vrasin dy nga terroristët e dyshuar të Shtetit Islamik dhe kanë prangosur një të tretë.
Celula islamike ishte e pajisur me uniforma policie të Belgjikës, katër Kallashnikovë, granata dore dhe eksplozivë. Të dyshuarit e vrarë janë Redouane Hagaoui, i njohur si Abu Khalid al Maghribi dhe Tarik Jadaoun, i njohur si Abu Hamza Belgiki.
Policia i kishte nën mbikëqyrje prej javësh. Një zyrtar tha se ishte punë orësh ose ditësh, që plani i tyre i sëmurë të vihej në jetë. Operacioni po vazhdon, pasi disa anëtarë të celulës nuk janë kapur ende. Mendohet se operacioni u zhvillua sapo kreu i grupit u kthye në Belgjikë, pasi ishte jashtë.
KOHA JONË SONDAZH

