Terrorizmi/ Sulmi në Londër, Kryeministrja e Britanisë: Mjaft më!

Kryeministrja e Britanisë së Madhe Theresa May denoi ashpër sulmin e fundit terrorist në Londër, ku mbetën të vdekur shtatë persona ndërsa 48 të tjerë u plagosën. “Mjaft më”, tha May, në fjalimin drejtuar qytetarëve një ditë pas sulmit, ndërsa theksoi se strategjia britanike e antiterrorizmit do të rishikohej.

May: “Ne nuk mund dhe nuk duhet të pretendojmë se gjërat mund të vazhdojnë në këtë mënyrë. Ne besojmë se po përjetojmë një prirje të re në kërcënimin me të cilin përballemi ndërsa terrorizmi ushqen terrorizmin dhe autorët janë të frymëzuar për të sulmuar jo vetëm në bazë të komploteve të organizuara pas shume vitesh planifikimi dhe trajnimi ose radikalizimit në internet, por duke kopjuar njëri-tjetrin dhe duke përdorur shpesh metodat më të egra të sulmeve. Por, ka ardhur koha të themi mjaft.”

Më herët, kryeministrja britanike Theresa May zhvilloi një takim urgjent me grupin e krizave qeveritare, ku ishte i pranishëm edhe Kryebashkiaku i Londrës, Sadik Khan, i cili tha se niveli i kërcënimit mbetet i lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Khan: “Njerëzit duhet të mbeten të qetë dhe vigjilentë, të vazhdojnë veprimtarinë e tyre normale. Niveli i kërcënimit mbetet i lartë, që do të thotë se sulme të tjera terroriste në vend janë të mundshme. Prandaj të gjithë duhet të jemi vigjilentë. Nëse shihni ndonjë gjë të dyshimtë ose keni ndonjë shqetësim për sigurinë, ju lutem njoftoni autoritetet.”

Swiss Digital Mobile Reklama

Sulmi i së shtunës në një prej urave kryesore të kryeqytetit britanik dhe në lagjen pranë tregut të frutave dhe perimeve ishte sulmi i tretë terrorist në Britani që nga marsi i këtij viti. Policia sqaroi se tre autorët u vranë nga forcat e sigurisë, ndërsa sqaroi se jelekët e veshur nga sulmuesit që dukeshin si bomba vetëvrasëse, ishin të rreme. Vetëm dy javë më parë, në Uestminster humbën jetën 22 persona, pas shpërthimit të një kamikazi në Manchester.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?