Testet laboratorike në Europë, ilaçi i ri ofron shpresë
Europa ka filluar testimet e para laboratorike të një ilaçi eksperimental për të trajtuar Covid-19 mbi disa mijëra pacientë, duke përfshirë dhe ilaçin e shumëpërfolur kundër malaries.
3,200 pacientë nga Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Spanja do i nënshtrohen këtij testi, ndërsa 800 pacientë prej tyre do të jenë nga Franca, aty ku dhe nisën për herë të parë testimet laboratorike fundjavën e shkuar.
Disa prej medikamenteve që do të përdoren janë barna antivirale Remdesivir (e përdorur në trajtimin e Ebolës), Lopinavir/Ritonavir (e përdorur në trajtimin e HIV/AIDS) dhe hidroksiklorokina (e përdorur në trajtimin e malaries).
“Lista e këtyre barnave potenciale është e bazuar mbi listën e trajtimeve eksperimentale të klasifikuara si prioritet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë” tha specialistja e sëmundjeve infektive Dr Florence Ader nga spitali i Lionit.