Testim falas për të gjithë në Britani

Të gjithë në Angli, pritet ti japin akses dy testeve të shpejta të koronavirusit në një javë nga e premtja, nën një program të zgjeruar testimi të qeverisë. Testet që mund të ofrojnë rezultate në rreth 30 minuta, do të jenë të vlefshme falas në qendrat e testimit, farmaci dhe përmes postës. Sekretari i Shëndetësisë thotë kjo nismë do të ndihmojë ndonjë shpërthim rastesh ndërkohë që izolimet zbuten.

Kritikët thonë se programi rrezikon të kthehet në një shpenzim skandaloz parash. E gjithë kjo vjen ndërsa Boris Johnson pritet të takohet me kabinetin për të nënshkruar fazën e ardhshme të zbutjes së izolimeve në Angli, që do të bëjë që dyqanet jo të domosdoshëm të rihapen dhe ‘pab-et’ dhe restorantet të nisin të shërbejnë jashtë që nga 12 prilli.

Kryeministri do të mbajë gjatë ditës një konferencë për shtyp në “Downing street”, ku pritet të konfirmojë zonat që do të hapen nën një sistem me ngjyra, kur udhëtimet ndërkombëtare të rifillojnë. Ai po ashtu do të ravijëzojë planet për pasaportat e koronavirusit, si një mjet për të lejuar edhe hapjen e eventeve me audiencë masive, në të ardhmen.

SHKARKO APP