Tetë minutat e tmerrit në Londër, njerëz të shtrirë e të gjakosur në rrugë (Foto+Video)
Nga sulmet u raportua për 6 të vdekur, ndërsa numri i të plagosurve raportohet të jetë nga 30 deri në 48, sipas mediave britanike.

Sipas Scotland Yard, e cila rindërtoi skemën e sulmeve në Londër, kanë qenë tre kamikazë ata që kanë shtypur njerëz mbi Urën e Londrës, duke mos u mjaftuar me aq kanë dalë nga mjeti dhe i kanë qëlluar edhe me thika. Më pas kanë vazhduar rrugën nga Hertz, deri tek një Borough market, ku kanë sulmuar njerëz në restorante dhe bare zonës. Mes të sulmuarve është edhe një polic. Të tre janë vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. E gjithë përplasja u zhvillua në =”tetë minuta pas thirrjes së parë” të alarmit.
Ndërsa sulmi i tretë në Vauxhall, sipas Scotland Yard nuk ka të bëjë me terrorizmin.


LONDON BRIDGE TERROR ATTACK. SATURDAY 3RD JUNE 2017 – MAGICMOMENTSUK – 07753 30 30 77


Policia angleze raportoi se të paktën 3 terroristë janë vrarë, shkaktarë të sulmeve të përgjakshme. Në rrugët e Londrës ata lanë njerëz të shtrirë e të gjakosur në tokë, siç duket edhe në pamjet e para.
Sulmet e sotme kanë rritur alarmin në Britaninë e Madhe dhe vijnë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 8 qershorit.
Vetëm pak ditë më parë, një kamikaz vrau 22 persona gjatë koncertit të këngëtares amerikane Ariana Grande, në Mançester.
KOHA JONË SONDAZH

