Tetë vjet nga fatkeqësitë në Japoni

Më 11 mars të vitit 2011, një tërmet 9-ballësh dhe cunami që do të provokohej si pasojë e tij, i morën jetën rreth 16 mijë personave. Prej asaj kohe, mbi 52 mijë të evakuuar të tjerë nuk kanë arritur të kthehen në vendlindje, ndërsa vijojnë punimet për korrigjimin e dëmeve të shkaktuar nga fatkeqësia natyrore. Kujtimi i viktimave u nderua të hënën në një ceremoni zyrtare ku morën pjesë krerët më të lartë të shtetit.

Japonia mbajti të hënën një minutë heshtje në kujtim të rreth 20,000 viktimave dhe të zhdukurve nga fatkeqësitë natyrore që goditën vendin tetë vite më parë.

Një tërmet me magnitudë 9 ballë që u regjistrua në 14:46 me orën vendore në vitin 2011 tronditi të gjithë territorin, duke provokuar një cunami që përpiu disa prefektura të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pas kaq vitesh, pavarësisht operacioneve ndër vite për rikuperimin e dëmeve, rreth 52 mijë persona vijojnë të jetojnë larg vendbanimeve të tyre në streha të përkohshme, spitale ose tek të afërmit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më të prekur mbeten banorët e Fukushimës, 49 mijë prej të cilëve u është ndaluar kthimi në vendlindje me arsyen se mund të përballen me rrezatim bërthamor si pasojë e dëmtimit nga cunami të një nga 25 reaktorëve më të mëdhenj atomikë të botës.

Duke folur në një ceremoni përkujtimore në Tokio në praninë e familjeve të viktimave dhe të mbijetuarit, kryeministri Shinzo Abe thanë se përpjekjet për rindërtimin e vendit po avancojnë me shpejtësi.

Ndërkaq, princi Akishino u shpreh i prekur nga vuajtjet e shumë bashkëpatriotëve të tij, dhe veçanërisht me informacionet e rreme të përhapura pas tragjedisë bërthamore, që vazhdojnë të dëmtojë eksportet e sektorëve kyç të vendit, si bujqësia, pemëtaria dhe peshkimi.

Me gjithë optimizmin e qeverisë japoneze se rindërtimi i vendit po ecën me ritmin e duhur, një sondazh i publikuar në muajin shkurt tregon se publiku vendas mbetet jo i bindur nga deklaratat zyrtare, ndërsa mbi 70 për qind e të pyeturve thonë se stadi i punimeve është i ulët ose nuk ka avancuar aspak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?