Tha se ilaçi kundër Covid-19 është vodka, Presidenti del pozitiv
Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka bërë me dije se është prekur nga Covid-19. Lukashenko, në fillim të pandemisë, thonte se frika ndaj virusit të ri është thjesht psikologjike dhe se vodka ishte ilaçi më i mirë për Covid-19.
Duke folur në prag të zgjedhjeve në Bjellorusi, 65-vjeçari theksoi se ishte infektuar me koronavirusin që në vendin e tij ka shkaktuar më shumë se 500 viktima.
”E kam kaluar pa simptoma. E kam kaluar në këmbë, sipas mjekëve. Siç kam thënë edhe më parë, 97% e popullsisë e kanë këtë virus por janë asimptomatikë”.
Në Bjellorusi ka pasur protesta të shumta për shkak se qeveria nuk mori masa të ashpra për frenimin e pandemisë.