Tha se virusi ishte ndëshkim për homoseksualët, ministri izraelit infektohet me COVID-19

Ministri izraelit i Shëndetësisë, Yaakov Litzman, rezultoi pozitiv bashkë me bashkëshorten me COVID-19. Më parë, ai tha se virusi ishte një ndëshkim për të gjithë homoseksualët.

Por në Izrael shqetësimet janë rritur, pasi ministri shpesh herë ka marrë pjesë në disa ceremoni fetare, dhe mundësitë janë të mëdha që të tjerë persona të jenë infektuar me koronavirusin.

Në Izrael janë marrë masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e pandemisë, mes tyre edhe karantinimi i njerëzve.

 

SHKARKO APP