The Guardian publikon dokumentin sekret: Koronavirusi deri në pranverë të 2021 në Britani
“Epidemia e koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar do të zgjasë deri në pranverën e ardhshme dhe mund të çojë në 7.9 milionë njerëz të shtruar në spital”. Kështu thuhet në një dokument sekret të Shëndetit Publik në Angli për zyrtarë të lartë të NHS.
Dokumenti në fjalë, që i referohet “The Guardian”, tregon për herë të parë që shefat e shëndetit, të cilët merren me virusin kanë pranuar se ata presin që ai të qarkullojë për 12 muaj të tjerë dhe të çojë në një tendosje të madhe sistemin shëndetësor. Në këtë dokument thuhet se shefat e shëndetësisë mendojnë se rreth 80% e britanikëve do të infektohen me koronavirus gjatë asaj periudhe.
Po ashtu në raport sqarohet se katër në pesë njerëz “pritet” të preken nga virusi. Dokumenti thotë se: “Rreth 80% e popullsisë pritet të infektohen me Covid-19 në 12 muajt e ardhshëm, dhe deri në 15% (7.9 milionë njerëz) mund të kërkojnë shtrimin në spital”. Dokumenti është përpiluar për gatishmërinë e emergjencës dhe përgatitjete ekipit dhe është aprovuar nga Dr. Susan Hopkins, kryetarja e PHE. Është ndarë vetëm me drejtorët e spitaleve dhe mjekët e vjetër në NHS në Angli, sipas “The Guardian”.
“Që publiku të dëgjojë se mund të zgjasë 12 muaj, njerëzit do të shqetësohen me të vërtetë për këtë”, tha Paul Hunter, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore.