”The Sun”: Putin vuan nga Parkinsoni dhe kanceri
Media britanike ”The Sun”, pretendon se presidenti rus, Vladimir Putin është në fazën e hershme të sëmundjes së Parkinsonit dhe vuan nga kanceri i pankreasit. Për muaj të tërë lideri rus është shoqëruar nga thashethemet për sëmundje. Por tani e-mailet nga një burim i inteligjencës ruse duket se konfirmojnë se 70-vjeçari është diagnostikuar me kancer dhe Parkinson.
”Mund të konfirmoj se ai është diagnostikuar me sëmundjen e Parkinsonit në fazën e hershme, por ajo tashmë po përparon. Ky fakt do të mohohet në çdo mënyrë dhe do të fshihet. Putini është i mbushur rregullisht me të gjitha llojet e steroideve të rënda dhe injeksione novatore kundër dhimbjeve për të ndaluar përhapjen e kancerit të pankreasit me të cilin u diagnostikua kohët e fundit. Kjo jo vetëm që shkakton shumë dhimbje, por Putini ka një gjendje të fryrjes së fytyrës dhe efekte të tjera anësore, duke përfshirë dëmtime të kujtesës”.
Në rrethin e tij të ngushtë, ka zëra se përveç kancerit të pankreasit, i cili po përhapet gradualisht, Putin ka edhe kancer të prostatës. Presidenti rus u pa kohët e fundit me shenja të dukshme në dorë nga trajtimi, duke i hedhur më shumë benzinë zjarrit.