FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thellohen akuzat për ngacmim seksual ndaj ish-presidentit

Akuzat për ngacmim seksual ndaj ish-presidentit të Amerikës George H.W. Bush kanë shkuar në 3. Një shkrimtare britanike është shprehur se ish-presidenti i ka prekur të pasmet, ndërsa bënin një fotografi në vitin 2014. Christina Baker Kline tha se bashkëshorti i saj po qëndronte afër Bush, kur ai e ngacmoi në Hjuston të Teksasit. Një mike femër e famijes Bush, i tha asaj se duhet të ishte diskrete rreth incidentit. Heather Lind, një aktore, ishte e para që publikoi këtë akuzë këtë javë ku u shpreh ish presidenti, i cili ishte në detyre nga 1989 deri në 1993, e kishte prekur tek të pasmet në vitin 2014. Pas saj një aktore tjetër Jordana Grolnick, ma anë të një postimi në rrjetet sociale u shpreh se Bush e kishte ngacmuar në vitin 2016, raporton BBC.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?