Thellohet bilanci, 46 të vdekur nga Covid-19 në Greqi
Një 78-vjeçar në Spitalin Sotiria, një 82-vjeçar në Spitalin Evangelismos dhe një 79-vjeçar në Spitalin Bodosakeio Ptolemais janë tre viktimat e fundit nga koronavirusi në Greqi.
Kështu ka shkuar në 46 numri i viktimave nga Covid-19.
Mësohet se në vendin fqinj shumica e pacientëve janë në grupmoshën 40-64 vjeç. Gjithashtu për sa i përket gjinisë, mbizotërojnë pacientët meshkuj.
Prej personave të infektuar me virusin vdekjeprurës, 52 prej tyre kanë arritur të shërohen.
Ndërkohë masat janë drastike edhe në vendin fqinj. Lëvizjet janë të kufizuara, shumë institucione janë mbyllur dhe qytetarët janë izoluar në banesa.