Thellohet bilanci/ Brenda 24 orëve 3 të vdekur në Greqi. Shkon në 9 numri i viktimave nga COVID-19, 495 të prekur. Apeli i kryeministrit grek

Ka shkuar në 9 numri i personave që kanë humbur jetën në Greqi, për shkak të COVID-19. Mediat greke raportojnë se vetëm brenda 24 orëve kanë humbur jetën 3 persona, ndërkohë që 495 të tjerë rezultojnë pozitivë pas 7200 të testeve.

Po ashtu bëhet e ditur se brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar 31 raste të reja ndërkohë që 90 kurohen në spital, ku 20 janë në terapi intensive me mosha mesatare 72 vjeç. Po ashtu bëhet e ditur se 19 persona kanë lënë spitalin dhe po trajtohen në shtëpi.

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, kryeministri grek Mitsotakis ka paralajmëruar qytetarët për ashpërsim të masave nëse ata nuk izolohen në shtëpi. Përmes një mesazhi në Twitter Mitsotakis ka bërë thirrje që të respektohen masat, para se të ndalohet detyrimisht qarkullimi.

SHKARKO APP