Thellohet bilanci nga Covid-19 në SHBA: 42 mijë viktima dhe 784 mijë të infektuar
Covid-19 ka gjunjëzuar SHBA-në teska bilanci i numrit të viktimave dhe rasteve të reja vijon të thellohet.
SHBA është vendi më i prekur në botë nga koronavirusi i ri pasi në vend janë shënuar 42,138 viktima deri më tani.
Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur në 784,265.
Vetëm ditën e djeshme u raportuan 1,417 viktima dhe 24,859 raste të reja.
72,389 pacientë ja kanë dalë të mposhtin sëmudjen, ndërsa 13,566 të tjerë ndodhen në gjendje kritike.
Shteti më i goditur dhe më i prekur në SHBA vijon të jetë Nju Jorku me 18,298 viktima dhe 247,215 të infektuar.
Më herët janë zhvilluar protesta në disa shtete të SHBA-së ku qytetarë të shumtë kanë kërkuar heqjen e kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Ditën e sotme presidenti amerikan Donald Trump pezulloi përkohësisht emigracionin në SHBA për shkak të krizës së shkaktuar nga Covid-19.