Thellohet bilanci tragjik nga koronavirusi vdekjeprurës, mbi 1500 persona të vdekur

Është thelluar bilanci i viktimave nga koronavirusi vdekjeprurës që ka pushtuar Kinën. Mësohet se deri më tani janë raportuar 1526 viktima, afërsisht 100 vdekje në 24 orë, nga të cilët vetëm dy janë jashtë Kinës.

Gjithashtu raportohet se janë rreth 67 mijë të prekur nga virusi kurse vetëm 8 mijë kanë arritur të rikuperohen apo të shërohen.

Shifrat ngelen alarmante në Kinë pasi ka 66 mijë e 493 të prekur kurse në të gjithë botën janë më pak se 600 të prekur.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është më i lartë se ai i sindromës së rëndë të frymëmarrjes akute (SARS) që shpërtheu në vitet 2002-03, i cili besohet se ka vrarë 774 njerëz dhe të ketë sëmurë gati 8,100 njerëz në Kinë dhe në Hong Kong.

Kujtojmë se epiqendra e shpërthimit të koronavirusit është në provincën Hubei të Kinës, ku miliona njerëz vazhdojnë të jenë të izoluar. Në zonat e izoluara njerëzit po ankohen për mungesa ushqimore.

SHKARKO APP