Themeluesi misterioz i Bitcoin, një nga njerëzit më të pasur në botë

Krijuesi misterioz i monedhës virtuale Bitcoin besohet se është një prej personave më të pasur të botës, me një pasuri prej 44 miliardë paund. Vlera e pasurisë së tij është rritur sidomos në muajt e fundit, kur Bitcoin theu rekorde historike.

Sipas listës së Forbes për personat më të pasur në botë, krijuesi i Bitcoin që vepron nën pseudonimin Satoshi Nakamato, renditet i 19-ti.

Nuk dihet shumë për të. Disa besojnë se ky emërtim është emër i koduar i grupit që ka themeluar Bitcoin, ndërsa të tjerë mendojnë se është një person i vetëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në qarkullim janë 980 mijë Bitcoin, vlera aktuale e një monedhe të tillë është 63 mijë Dollarë. Vlera e tyre u rrit së fundmi pas investimeve nga kompani si Tesla dhe Mastercard. Bitcoin është monedha më e fuqishme virtuale. Ajo u krijua për herë të parë në vitin 2009.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?