FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ther gruan në sy të vajzës së mitur, poston veten Live në Facebook (VIDEO)

Një sirian ka filmuar veten e tij Live në Facebook vetëm pak minuta pasi vrau bashkëshorten e tij. Abu Marwan, i cili jeton në Gjermani, thuhet se e ka goditur në qafë katër ose pesë herë bashkëshorten e tij 37 vjeçare me thikë, përpara se të largohej me një nga fëmijët e tij. Në videon tronditëse ai shihet me fytyrën e mbuluar me gjak dhe me një prerje në dorë, ndërsa flet pa pushim në kamera. Pas tij qëndron një djalë i vogël që mendohet se është i biri, i cili fillon të bërtasë gjatë filmimit. 41 vjeçari u arrestua nga policia pasi u arratis nga skena e krimit në Mehhler, të premten, raporton Daily Mail. Në video ai përpiqet të justifikojë vrasjen, duke thënë se po dërgonte një mesazh për të gjitha gratë që irritojë burrat e tyre. “Kështu do të përfundoni”, paralajmëron ai. Ai dhe djali i tij gjithashtu i kërkojnë shikuesve të shpërndajnë videon. Burri raportohet se kishte shkuar të takonte bashkëshortin, me të cilën ishte ndarë. 41 vjeçari kishte dashur që të zgjidhte gjërat por gruaja, që kishte kujdestarinë e 3 fëmijëve të tyre nuk kishte pranuar. Sipas shtypit gjerman, ai kishte telefonuar viktimën për t’i kërkuar para. Gjithashtu raportohet se vajza e vogël e tyre ishte në shtëpi gjatë vrasjes tronditëse dhe telefonoi policinë, raporton Daily Mail.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?