FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Theresa May po i shkon “pas avazit” BE-së

Mbretëria e Bashkuar “po vallëzon me melodinë e BE” gjatë negociatave të Brexit, janë pretendimet e ish kreut të UKIP (UK Independence Party), Nigel Farage.

Në një debat në Parlamentin Evropian, ai e quajti Kryeministren britanike Theresa May, “Theresa e lëkundur”.

Marrëveshje mbi të drejtat e qytetarëve do të thotë “imigracion me dyer të hapura”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Marrëveshja për emigrantët

Swiss Digital Mobile Reklama

Z. Verhofstadt, zëdhënësi i Brexit i Parlamentit Europian, sugjeroi se marrëveshja politike një-vjeçare e arritur javën e kaluar duhet të konvertohet në një tekst ligjor në javë dhe jo në muaj.

Pavarësisht marrëveshjes se përparimi i mjaftueshëm është bërë për të ashtuquajturat çështje të divorcit për të kaluar në fazën e ardhshme të bisedimeve, Michel Barnier tha se BE duhet të jetë “i matur dhe i kujdesshëm” kur të duhet të sigurojë angazhimet britanike për të drejtat e qytetarëve, Kufiri i Irlandës dhe “fatura e divorcit” duhen respektuar.

Negociatori i BE tha se nuk kishte “kthim mbrapa” në marrëveshjen e së premtes midis Britanisë së Madhe dhe Komisionit Europian, e cila pritet të vuloset nga të gjithë 27 anëtarët e BE këtë javë.

“Është shënuar dhe regjistruar dhe do të duhet të përkthehet në një marrëveshje ligjore,” tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?