Theu karantinën, 26 vjeçari vdes nga sulmi i peshkaqenit
Një 26-vjeçar nga Kalifornia e SHBA-ve, i cili theu karantinën dhe shkoi për të bërë sërf, është sulmuar nga një peshkaqen dhe si rezultat ka ndërruar jetë. Raportohet se 26-vjeçari ishte duke bërë sërf në plazhin “Beach Dollar Sand”, në Kaliforninë Veriore, kur një peshkaqen e sulmoi atë. Megjithëse autoritetet kishin urdhëruar mbylljen e plazhit, për shkak të koronavirusit, i riu e ka injoruar atë dhe ka shkuar për të ushtruar hobin e tij. Pas mbërritjes së urgjencës mjekësore i riu është shpallur i vdekur.