Theu karantinën për 8 sekonda, por gjoba është 3500 dollarë

Çuditë në këtë pandemie nuk kanë të sosur. Autoritetet në Tajvan kanë gjobitur me 3500 dollarë një burrë që theu karantinën për vetëm tetë sekonda. Emigranti filipinas ishte i karantinuar në një hotel në Kaohsiung kur doli nga dhoma e tij deri në korridor, ku dhe u kap nga stafi i hoteli, i cili kontaktoi menjëherë Departamentin e Shëndetësisë.

Sipas rregullave të karantinës në Tajvan njerëzit nuk lejohen të largohen nga dhomat e tyre, për asnjë moment. Tajvani është vlerësuar gjerësisht për qasjen e tij për të frenuar përhapjen e pandemisë Covid-19. Asnjëherë nuk ka miratuar bllokime të rrepta dhe kufizime drastike të lirive civile, si në Kinën kontinentale.

Në vend të kësaj, përgjigja e Tajvanit u përqendrua tek shpejtësia. Autoritetet Tajvaneze filluan kontrollimin e pasagjerëve në fluturimet direkte nga Wuhan, ku virusi u identifikua për herë të parë, në 31 dhjetor 2019, pra kur Covid-19 ishte kryesisht subjekt i thashethemeve dhe raportimeve të kufizuara.

SHKARKO APP