Theu ligjin, por kryeministri fal sekretaren që ”urren” shqiptarët
Edhe pse ligji është i barabartë për të gjithë, kur vjen puna për politikanët merr formë tjetër. Suella Braverman do të mbetet në postin e saj si sekretare e Brendshme e Britanisë së Madhe, pasi kryeministri Rishi Sunak bëri të ditur se një hetim i mëtejshëm nuk është i nevojshëm.
Në letrën e tij drejtuar sekretarit të brendshëm, kryeministri Rishi Sunak bëri të ditur se ishte konsultuar me këshilltarin e tij të pavarur të etikës, Sir Laurie Magnus, i cili këshilloi që të mos kryhen hetime të mëtejshme.
Sunak u përball me presionin për të ndërmarrë veprime ndaj Braverman pasi “Sunday Times” raportoi dyshohet që ajo u kërkoi nëpunësve civilë të organizonin një kurs privat për të pasi u kap duke tejkaluar normat e shpejtësisë me makinë verën e kaluar.
Ky veprim i sekretares së Brendshme, sipas kritikëve, mund të përbënte shkelje të kodit ministror. Sunak tha se pas marrjes së një letre nga Braverman, në të cilën ajo kërkonte falje sjelljen, vlerësoi se çështja në fjalë nuk përbënte shkelje të kodit ministror.