Thirrja e Erdogan: Të vendosim themel të ri për paqen në botë

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, deklaroi se Turqia nuk ka aspirata territoriale në Siri, as në ndonjë vend tjetër në botë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Operacionet të cilat i zbatojmë në Siri kanë dy objektiva. I pari, të heqim kërcënimet terroriste ndaj Turqisë, ndërsa i dyti është që të bëjmë një zonë të sigurt në Siri, e cila do të jetë e qetë dhe adekuate për banim të refugjatëve të cilët aktualisht qëndrojnë në Turqi”, tha Erdoğan në një prononcim në Stamboll.

Presidenti turk Erdoğan bën thirrje për vendosjen e një “themeli të ri për paqen në botë”, ku vendet nuk do të bombardohen në mënyrë të rastësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?