Thirrja e fortë nga Turqia: Po shemben ndërtesat me njerëz brenda
Ekipet ndërkombëtare që kanë shkuar në vendet e prekura nga tërmeti për të dhënë kontributin e tyre për shpëtimin e njerëzve të bllokuar në rrënoja, rrëfejnë se autoritetet turke po i shembin banesat e dëmtuara nga tërmeti ndonëse brenda tyre ka ende njerëzit.
Janë zjarrfikësit spanjollë nga Valladolidi ata që pas kthimit nga qyteti i Adiyaman në Turqi, shprehen se ka parë në disa lokalitete të shemben ndërtesa ku mund të kishte dhjetëra njerëz brenda, për të cilat dihej se kishte 180 banorë dhe se vetëm 10 prej tyre kishin shpëtuar.
Kryqi i Kuq Spanjoll po organizon dërgimin e mbi 105 tonëve ndihma humanitare drejt Turqisë dhe Sirisë.