Thirrja e pazakontë e presidentit filipinez: Rrini në burg, do të jetoni më gjatë
Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, i njohur për deklaratat e tij kontraverse dhe luftën e ashpër kundër trafikatëve të drogës në vendin e tij, ka bërë një kërcënim të ri ndaj këtyre të fundit. Duke folur në Manila të martën, Duterte listoi për ta benefitet e të qenit në burg.
“Nëse do të isha në vendin tuaj, do të rrija në burg. Doni të jetoni më gjatë? Rrini në burg. Mendoni për jetën tuaj dhe rrini aty. Mos u përpiqni të dilni. Është më e shëndetshme për ju”, u shpreh ai.
Duterte erdhi në pushtet me premtimin se do ta çrrënjosë tregtinë e paligjshme të drogës dhe krimin e organizuar. Ai është kritikuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtarë për ekzekutimin e trafikantëve të drogës.
KOHA JONË SONDAZH

