Thirrja nga djali i Nicolas Maduros: Babai im është rrëmbyer, kërkoj solidaritet ndërkombëtar
Djali i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolás Maduro thotë se babai i tij u “rrëmbye” nga Shtetet e Bashkuara dhe bëri thirrje për solidaritet ndërkombëtar me të në mënyrë që ai të mund të kthehet në vendin e Amerikës së Jugut.
Maduro Guerra tha se operacioni shkel sovranitetin e Venezuelës dhe paralajmëroi se kjo mund të ndodh edhe në një vend tjetër.
”Nëse e normalizojmë rrëmbimin e një kreu shteti, asnjë vend nuk është i sigurt. Sot është Venezuela, nesër mund të jetë çdo komb që refuzon të nënshtrohet. Ky nuk është një problem rajonal, është një kërcënim i drejtpërdrejtë për stabilitetin global, për njerëzimin dhe për barazinë sovrane të kombeve”, tha djali i Maduros.
Maduro Guerra iu referua gjithashtu përfshirjes në aktakuzën e fundit të SHBA-së kundër babait të tij, Flores dhe të tjerëve, të cilët akuzohen për trafik droge dhe vepra penale me armë. Maduro Guerra i hodhi poshtë akuzat.
KOHA JONË SONDAZH

