FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Thirrje për zgjedhje të parakohshme

“Duhet të dihet se MHP kërkon zgjedhje të parakohshme pas miratimit të ligjeve rregulluese”, tha kreu i Partisë Lëvizja Nacionaliste në Turqi, Devlet Bahçeli. Ai bëri thirrje për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme më 26 gusht të këtij viti.

”Shkuarja e popullit turk në zgjedhje më 26 gusht të vitit 2018, ditë e diel, pra, në përvjetorin e Fitores së Malazgirtit dhe Ofensivës së Madhe, me një frymë të re të fitores; përgjigja e merituar që do t’i jepet armiqve në zgjedhje edhe presidenciale, edhe parlamentare, është rruga më e arsyeshme, më e logjikshme, më racionale dhe më demokratike”, tha Bahçeli.

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, i pyetur në lidhje me këtë thirrje nga gazetarët para një mbledhjeje të grupit parlamentar të partisë së tij në Ankara, tha se nesër do të zhvillojë takim me liderin e MHP-së, Bahçeli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zgjedhjet e njëkohshme parlamentare dhe presidenciale për mandatin pesëvjeçar në pajtim me ndryshimet e reja kushtetuese janë planifikuar të mbahen në nëntor të vitit 2019.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?