Thyen rregullat anti-Covid, arrestohen dy shqiptarët/ Ja gjoba e majme që duhet të paguajnë

Policia greke ka vendosur në pranga dy persona shqiptarë  pasi kishin thyer masat anti-Covid.

Efektivët bastisën lokalin ku kishte muzikë live dhe dhjetëra klientë të cilët injoronin koronavirusin.

Sipas medias greke SKAI, klubi i natës në fjalë funksionoi për 3 muaj të tërë, me këngëtarë të njohur, të cilët shfaqeshin në skenë çdo javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të ftuarit qëndronin mbyllur gjatë gjithë natës duke shijuar muzikën dhe largoheshin pas orës 6 të mëngjesit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy personat e arrestuar për këtë thyerje të rregullave janë dy persona me origjinë shqiptare, Ata u gjobitën me 3,000 mijë euro, ndërsa një gjobë prej 5,000 euro u vendos në klubin e tyre.

Gjobat prej 30 eurosh për shkeljen e masës kundër përhapjes së koronavirusit iu dhanë gjithashtu të gjithë klientëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?