Tjetër bilanc tragjik në SHBA

Numri i vdekjeve nga koronavirusi vazhdon të rritet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një tjetër bilanc tragjik. Sipas agjensisë së lajmeve AFP gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1 mijë e 939 të vdekur, ndrësa kujtojmë që deri tani shifra më e lartë është ajo e një dite më parë me 1 mijë e 973 të vdekur. Në total në Shtetet e Bashkuara të Amerikës numri i të vdekurve ka shkuar në 14 mijë e 695 të vdekur ndërsa numri i të infektuarve ka shkuar në 431 mijë e 838 persona. 779 viktima janë shënuar në New York, duke e bërë atë vendin më të goditur brensa SHBA-së.

SHKARKO APP