Tjetër kryeministër jep dorëheqjen pas humbjes në zgjedhje

Pasi Zorav Zaev, që ka ngrirë karrigen e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, një tjetër qeveri ikën pas humbjes në zgjedhje. Kryeministri i Çekisë, Andrej Babis dhe qeveria e tij kanë dhënë dorëheqjen në një hap formal të përshkruar sipas Kushtetutës pas zgjedhjeve parlamentare të muajit të kaluar.

Babis sot tha se letrën e dorëheqjes ia dorëzoi presidentit Millosh Zeman. Kreu i shtetit pritet t’i kërkojë Babisit të qëndrojë në detyrë deri në emërimin e qeverisë së re.

Qeveria e Babis-it duhej të jepte dorëheqje pas përfundimit të seancës së parë të Dhomës së re të ulët të Parlamentit, e cila u mbajt të mërkurën.

Nuk dihet ende se kur presidenti i cili aktualisht është i shtruar në spital, do të dekretojë kryeministrin e ri dhe qeverinë e tij.

SHKARKO APP