Tjetër mrekulli nën rrënoja, 17-vjeçarja nxirret e gjallë pas 248 orësh. Ekipi: Dëgjuan papritur një zë
”Dëgjuan papritur një zë”, është rrëfimi i një prej ekipeve të kërkim-shpëtimit në zonat ku ka rënë tërmeti shkatërrues.
Një tjetër mrekulli ka ndodhur në Turqi, ku është nxjerrë e gjallë nga rrënojat një vajzë 17-vjeçare, pas plot 248 orësh. E reja u nxor nga rrënojat e pallatit ku ajo banonte në Turqinë juglindore, në zonën e Kayabasi në qytetin e Kahramanmaras.
Aleyna Ölmez u zbulua nga ekipet e shpëtimit, të cilët teksa ishin duke pastruar rrënojat e lëna pas nga tërmeti, dëgjuan papritur një zë, duke i bërë ata që të shpejtojnë në gërmim, nga ku u zbulua se mes tyre ishte një person që ishte ende gjallë, edhe pse diçka e pabesueshme për shkak të orëve të shumta që kanë kaluar që nga rënia e tërmetit.
KOHA JONË SONDAZH

