Tjetër natë e frikshme për banorët e Maceratës, Italia goditet sërish nga tërmeti

Një tërmet prej 3.4 ballë, me thellësi 5 km nën tokë është regjistruar në orën 2:00 me epiqendër në komunën Piave Torina në provincën e Maceratës.

Një tjetër natë e frikshme për banorët e këtij territori që kanë ende të hapura plagët e tërmetit të tmerrrshëm të 24 gushtit 2016.

Insitutiti kombëtar i sizmologjisë informon se ky tërmet është shoqëruar dhe me 3 lëkundje të tjera të shkallës 2 deri në 2.9 ballë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për fat nuk ka të plagosur. Kryetari i bashkisë së komunave të këtij territori si dhe një grup ekspertësh të mbrojtjes civiile po kryejnë verifikimet e rastit. Kryetari i bashkisë së Pieve Torina , Alessandro Gentilucci  informon se në këtë qytezë 6 familje janë evakuar për shkak të dëmeve në banesat e tyre e mjaft ndërtesa  kanë pësuar dëme të shumta gjatë tërmeteve të dy ditëve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?