Tjetër pistë, Hitleri u vetëvra në bunkerin e tij

Ka shumë teori konspiracioni mbi fundin e udhëheqësit nazist, Adolf Hitler. Ekzaminimi i dhëmbëve të tij, tregon si i erdhi fundi. Një ekipi patologësh francezë iu lejua të inspektonin pak kohë më parë dhëmbët e Fyhrerit të ruajtura në Moskë.

Kjo është hera e parë në 70 vite, që autoritetet ruse lejuan dikë që të ekzaminojë ato që kanë mbetur nga Hitleri. Konkluzionet e shkencëtarëve, të publikuara në “European Journal of Internal Medicine”, janë të qarta.

“Dhëmbët janë autentikë, nuk ka asnjë dyshim”, i tha kryepatologu Philippe Charlier, agjencisë së lajmeve “AFP”. “Studimi ynë dëshmon që Hitleri vdiq përpara mbi 7 dekadash”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pjesë e ekzaminimeve, sipas “Deutsche Welle”-s, ka qenë edhe kafka e udhëheqësit nacionalsocialist për të konfirmuar se me ç’mjete e kreu ai vetëvrasjen. Dhëmbët përputhen me përshkrimet e dentistit të Hitlerit dhe nuk tregojnë asnjë gjurmë mishi, gjë që justifikohet me faktin se ai ishte vegjeterian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne mund t’u japim fund të gjitha teorive të komplotit për Hitlerin”, tha Charlier. “Ai nuk është arratisur me një nëndetëse në Argjentinë. Ai nuk ndodhet në një bazë të fshehur në Antarktidë ose në anën e errët të Hënës”.

Historia e Hitlerit mori fund në mënyrën që e beson çdo historian serioz: me një vetëvrasje të përbashkët në bunkerin e Fyhrerit, në gërmadhat e kryeqytetit nazist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?