Tjetër shtet po mendon të lirojë para kohe mijëra të burgosur

Vendet e prekura nga pandemia e Covid-19, kanë nxjerrë nga burgu të burgosurit si masë e mos përhapjes në masë të virusit vdekjeprurës. Mbi 4000 mijë të burgosur mund të lirohen përpara se të përfundojnë dënimin e tyre në Britaninë e Madhe dhe Uells, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të burgosurit që do të përfitojnë nga kjo “amnisti” janë ata që janë dënuar për krime të lehta dhe atyre që iu ka mbetur dhe pak dënim, ndërsa të dënuarit për krime të dhunshme apo seksuale nuk do të kenë asnjë lehtësim.

Vendimi i qeverisë erdhi pas paralajmërimeve se spitale mund të tejmbushen nëse virusi vijon të përhapet nëpër burgjet e vendit. Deri tani 88 të burgosur në 29 burgje kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 dhe mbi 1200 të tjerë janë vetëizoluar.

Rreth 8000 mijë punonjës të institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale nuk janë paraqitur në punë për çështje që lidhen me virusin, që bëjnë rreth 25% të personelit në total.

SHKARKO APP