Tjetër tragjedi në Australi, gjenden 8 fëmijë të vdekur
Australia është goditur nga një tjetër tragjedi. Tetë fëmijë janë gjetur të vdekur në një banesë në në qytetin verior australian, Cairns.
Viktimat janë të moshës nga 18 muaj, deri në 15 vjeç. Ata janë goditur me thikë, duke humbur jetën. Për momentin nuk dihen rrethanat e këtij krimi të tmerrshëm.
Policia kishte shkuar në banesën e krimit, pasi kishte marrë njoftim për plagosjen e një gruaje me thikë.
Por, aty ka gjetur edhe tetë fëmijët e vdekur.
Tragjedia e rëndë ndodh vetëm tre ditë pas tronditjes që pësoi Australia nga një pengmarrje që zgjati 16 orë dhe që shkaktoi tre viktima./
KOHA JONË SONDAZH

